Pas të shtënave me armë zjarri në qytetin e Elbasanit ku thuhet se është ekzekutuar një person, policia është vënë pas ndejkjes së autorëve.


Pas ngjarjes së rënëdë mësohet se ekzekutorët janë larguar drejt Bradasheshit.


Në vijim të punës për kapjen e tyre, policia ka gjetur një makinë të djegur në një ullishte në këtë vend.


Ndërkohë, menjëherë pas krimit janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.