Autori i grabitjes e cila ndodhi ditën e sotme në pikën e këmbimit valutor në Tiranë është identifikuar si Luan Maçi.
Në lidhje me këtë ngjarje janë zbuluar detaje të reja. Mësohet se para se të kryente grabitjen Maçi ka pasur mjekër. Pasi ka kryer grabitjen ai ka shkuar drejt banesë së tij, për ta hequr atë, pasi në këtë mënyrë do të fshihte identitetin e tij vërtetë.
42-vjeçari hyri në pikën e këmbimit valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta. Sapo hyri në biznes, ai nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar asaj paratë.
Punonjësja, e frikësuar, i ka dhënë kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.


