Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Lushnje, ku disa persona tentuan të grabisnin një biznes.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku sqaron çfarë ndodhi në fshatin Golem, Lushnje, ku është vjedhur kasaforta e një biznesi dhe një automjet tip furgon.

Blutë bëjnë me dije se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur, ndërsa mbi ngjarjen janë shoqëruar dy persona.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnje, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë. Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.