Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet mbi masakrën e Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 8 shtator.

Mësohet se policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas ngjarjes së rëndë. Pas arrestimit, Gila është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qene kontradiktor.

Ndërkohë është marrë dëshmia e Mustafa Licit, pasi në banesën e motrës u gjeten armë, municione dhe drone. Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit dhe do t’ju vërë në dispozicion një kontratë.

Policia ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, Ragip Gila ka patur dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh.

Nga atentati mbetën të vrarë Liridon Kraja, dhe Armando Pali, teksa u plagosën kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe shënjestra e sulmit, Erogen Brajoviç.