Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, mes disa agjentëve të BKH-së dhe njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanajt.

Mësohet se agjentët e BKH u sulmuan nga 3 persona, që rezultojnë të jenë nipat e Kapllanajt. Mësohet se tre të rinjtë janë arrestuar, pasi u zbulua se dhuna ndaj agjentëve, erdhi për shkak të një vendparkimi të gabuar.

Sipas raportimeve, 3 të rinjtë kanë deklaruar se nuk e dinin që personat që sulmuan ishin agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.