Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shelegar, në Sarandë, ku një 31-vjeçar është arrestuar pas një akti dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Autori, Kristi Ceka, kishte ardhur nga Borsh me qëllim të kanosjes, pasi ishte ndarë nga ish-partnerja e tij pas një lidhjeje rreth 1-vjeçare. Pas dhunës ndaj saj, ai është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur armën tip pistoletë në kokë dhe e ka kanosur. Gjithashtu, ai ka qëlluar rreth 4-5 herë në ajër me armë zjarri.
Pas largimit me automjetin e tij tip “Audi” Q7 me targa AB020RR drejt Borshit, autori është ndjekur dhe kapur nga policia. Ai pritet të dorëzohet në Komisariatin e Sarandë për veprimet procedurale të mëtejshme.
