Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, që operon në fushën e ndërtimit.

Sipas informacioneve, kontrollet janë pjesë e hetimeve që po zhvillohen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, ku dyshohet se janë dhënë tenderë të paligjshëm për kompani të ndryshme, të lidhura me grupin e Suel Çelës.

Gjatë kontrolleve, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterët, dhe aparate celulare të biznesit, pasi dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznesin e dyshuar, me mbështetje edhe nga policia.

Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, dhe Durrës, që dyshohet të kenë përfituar nga praktika të paligjshme tenderimi.