Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orikum në Vlorë, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Mësohet se fqinjët kanë treguar se çifti konfliktoheshin shpeshherë dhe se para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë.
Por pas kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë që të festonte me fëmijët ndërrimin e viteve. Banorët gjithashtu shprehen se ka pasur dhe më parë denoncime nga ana e bashkëshortes ku dhe u detyrua të largohej në Vlorë. Gjithashtu autori i ngjarjes, Llogora Xhebroi drejtonte një market në Orikum dhe të dy njiheshin si njerëz të qetë, por shumë banorë ishin në dijeni të konfliktit mes çiftit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në trupin e Sose Xhebroit, 40-vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, 50-vjeç.
48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
