Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një mbledhje të Kryesisë, e cila ka zgjatur vetëm 30 minuta. Në këtë takim të shkurtër, Rama ka paralajmëruar se zgjedhjet brenda partisë do të nisin në muajin qershor.

Bëet me dije se gjatë mbledhjes, Rama ka dhënë udhëzime të qarta për anëtarët e partisë. Ai ka kërkuar që të fillojë një dialog i hapur me bazën socialiste në të gjitha bashkitë e vendit, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi dhe të sigurohet një angazhim më i madh me qytetarët.

Po ashtu, Rama ka theksuar nevojën për vigjilencë për shkak të pasojave që mund të sjellë situata e tensionuar nga lufta në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar anëtarët e partisë për çdo ndikim të mundshëm që mund të ketë në vendin tonë.