Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në Durrës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij 24-vjeçar në venind e saj të punës, për motive të dobta. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri për të parandaluar ngjarjen. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.


