Gruaja, e cila dyshoeht se kishte braktisur 3 fëmijët e mitur në Durrës, do t’i hiqet kujdestaria për të miturit.
Ky është infomracioni i fundit që vjen nga Shërbimi Social, ndërkohë që mësohet se fëmijët nuk shkonin prej 1 muaji në shkollë pasi ishin të infektuar me zgjebe. Shkolla ka qenë në dijeni për “karantinimin“ e fëmijëve. 3 të miturit janë në spital bashkë pasi po ashtu, kishin rreth tre ditë pa ushqim.
Gruaja ndërkohë është nën hetim nga policia, pas denoncimit të gjyshes së fëmijëve. Ajo e ka mohuar braktisjen, teksa pretendon se është kurth i ngritur nga ish-vjehrra e saj.




