Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku 17-vjeçari Petraq Koçi ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Bernard Qelemeni.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e adoleshentit. Pas kësaj ngjarjeje ai ishte larguar drejt Greqisë ku jetonte prej disa kohësh. Megjithatë, ditët e fundit ishte kthyer në Korçë dhe është takuar rastësisht me Koçin në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se pasi 17-vjeçari e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. Fillimisht 34-vjeçari ka goditur të miturin me grusht dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e plagosur me thikë në krah. Pas kësaj, 17-vjeçari ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.