Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, ditën e sotme.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin, të cilët shkëmbenin kanabis, heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona.
Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.