Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish-zyrtari i lartë i policise, Erzen Breçani.
Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe djali i tij i madh, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.
Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 12 urdhër arreste. Akuzat për 12 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Më herët u raportua se në pranga ka rënë dhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në Tiranë.