Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor i zhvilluar në Elbasan mesditën e sotme. Mësohet se tre nga të ndaluarit kanë refuzuar të japin identitetin e tyre për uniformat blu.

Siç raportohet, ata kanë dhënë dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë zjarri.

Mes të shoqëruarve nga policia janë edhe biznesmenët Bujar Muça dhe Maks Lika, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin.