Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku 40-vjeçari Marilen Jata mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e ngjarjes, 36-vjeçarin Fatmir Frroku, i cili dyshohet se qëlloi Jatën rreth orës 22:20, pas një konflikti për motive të dobëta.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë qenë më parë shokë, por nuk kanë pasur komunikim prej tre muajsh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugicën “Ramadan Çitaku”, ku autori i dyshuari i ka dalë përpara Jatës dhe ka qëlluar me pistoletë, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia pritet të marrë në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për të sqaruar motivet dhe përplasjet që çuan në këtë akt. Hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë intensivisht.
