Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një i mitur 15-vjeç është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, kur i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë plagë në zonën e qafës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme.
Sipas hetimeve paraprake, policia dyshon se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme brenda ambientit të picerisë. Dëshmitarët në vendngjarje nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë motorristi i picerisë.
Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.