Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherri e ndodhur ditën e sotme në Bilisht. Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër. Shkak për sherrin masiv mes Trajan Çeliku dhe Guri Mazelliut është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.

Përplasja mes tyre fillimisht ka nisur si një konflikt verbal mes Trejan Çelikut, person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë dhe 39-vjeçarit i Guri Mazelliut. Çeliku, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka sulmuar fillimisht 39-vjeçarin duke e goditur me sende të forta, çka i ka shkaktuar dëmtime trupore.

Pas këtij sulmi, Mazelliu ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur njërin prej agresorëve. Ndërkohë në pamjet e publikuara autorët mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt makinës së Mazelliut.