Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një person mbeti i plagosur me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy kushërinjve, të dy me mbiemrin Çela. Përplasja mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një thike, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.
I plagosuri ka marrë një dëmtim në shpatull dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të fundit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, personi i dyshuar për plagosjen është shoqëruar nga forcat e Policisë dhe po dërgohet në Komisariatin e Pogradecit, ku do t’i nënshtrohet veprimeve të mëtejshme procedurale.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e konfliktit mes dy kushërinjve.
