Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar është plagosur me sende të forta në kokë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, teksa i plagosuri është identifikuar si Vladimir Bruçi. Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet  për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.