Policia ka dhënë detaj në lidhje me shpërthimin e një bombole gazi të ndodhur ditën e sotme në një kompleks banimi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” tek kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa të plagosur kanë mbetur dy persona, pronari i ambientit dhe punonjësi i tij. Të dy janë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.