Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Selitë të vogël, në orët e para të mëngjesit, ku iu vendos lëndë shpërthyese një automjeti.
Mësohet se pronari i mjetit ishte Dritan Jano, i cili në fakt është nipi i prokurorit Thoma Jano, i cili ka mbajtur dhe pozitën e zv. Prokurorit të Përgjithshëm. Deri më tani, kjo është një pistë që po ndjek prokuroria, me dyshime se shpërthimi ka qenë paralajmërim për prokurorin. Vetë Dritan Jano nuk është person me precedent penal, teksa ka punuar për gati 10 vjet në Institutin e Metrologjisë.
Policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar arsyet e plota të këtij incidenti.




