Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Fushë- Krujës.

Mësohet se lënda plasëse e hedhur në afërsi te kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale. teksa fatmirësisht, nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se sulmi me tritol ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.

Puna në burgun e Fushë Krujës vijon normalisht, ndërsa autoritet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.