Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar tritoli u vendos pranë një banese në rrugën “Arjan Sala”.

Nga informacionet e deritanishme raportohet se banesa ku ndodhi shpërthimi i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.

Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.