Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e 65-vjeçarit Selim Velsula, në Xibër të Klosit.

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit, është arrestuar në Allias të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës (11 maj) disa orë pas krimit.

Autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Hazbi ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu rrethuan zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.