Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku 39-vjeçari Fation Janina vrau me çekiç dhe thikë 82-vjeçarin Paulin Gila. Siç bëhet me dije, autori i krimit njihej në zonë për sjellje problematike dhe për konsumimin e alkoolit.

Fation Janina ka shkuar në shtëpinë e Paulin Gilës për t’i kërkuar para, por pasi viktima ka refuzuar t’ia japë, ai ka reaguar me dhunë. Janina e ka goditur Gilën me çekiç dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë dhe trup.

Dyshohet se 39-vjeçari ka mundur të marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra nga banesa e viktimës para se të largohej. Ky krim