Selami Hasani i dënuar për vrasjen nipit të “Ben Qimes” është gjetur i vrarë ditën e sotme në Fier, ndërsa raportohet se vetë, një javë më parë shte liruar nga qelia.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë hyrë në banesën e tij, ku kanë kryer edhe krimin. Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër vëlla i viktimës.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin autorëve.