Një konflikt i çastit në një lokal në rrugën e Kunes në Shëngjin është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një person.
Sipas të dhënave paraprake, gjithçka ka nisur mes një grupi të rinjsh që po qëndronin në lokal dhe menaxherit të tij, pas një debati për shkaqe ende të paqarta. Fillimisht, situata ka degjeneruar në konflikt verbal dhe më pas në përplasje fizike mes palëve.
Në vijim, njëri prej të rinjve ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të menaxherit, duke e plagosur në këmbë. I plagosuri është identifikuar si Kristian Gjoni, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhë. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i incidentit, ndërsa policia ka identifikuar njërin prej tyre dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Forcat e rendit po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

