Kryeministri Edi Rama nis sot disa takime konsultative për propozimin e Reformës Administrative. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se në takimin e sotëm do të marrin pjesë disa kryebashkiakë.
Burime qeveritare konfirmuan se takimi do të mbahet në Kuç të Vlorës. Propozimi i reformës së re administrative, i cili për tre muaj është në fazë konsultimi, ka prodhuar një mori me pakënaqësi në ato bashki të cilat propozohen të shkrihen./ Top Channel
