E hëna e kësaj jave ishte caktuar të mbahej seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen ku figurojnë Erion Veliaj dhe 30 të pandehur të tjerë, përfshirë 12 organizata joqeveritare dhe shoqëri.

Megjithatë, para nisjes së seancës, avokatët e Veliajt kanë kërkuar shtyrjen e procesit. Bëhet me dije se seanca paraprake pritet të mos zhvillohet sot, pasi avokatja e biznesmenit Elman Abule, një prej të pandehurve, është e angazhuar në një tjetër seancë gjyqësore në të njëjtën orë.

Gjykata pritet të caktojë një datë të re për rifillimin e procedurave për këtë çështje që ka përfshirë figura të ndryshme publike dhe private.