Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se lënda plasëse i është vendosur një efektivi të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me vendin ku është konstatuar lënda plasëse, si dhe identitetin e efektivit që dyshohet se ka qenë në shënjestër.
Pritet që autoritetet të kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
