Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet tip ML ka përplasur tre fëmijë të mitur.

Sipas të dhënave paraprake, dy prej tyre, të moshës rreth 10–13 vjeç, kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i tretë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije shoferi është larguar nga vendngjarja duke e lënë makinën pas.

Dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, ndërsa të miturit ndodheshin duke luajtur në zonën e lagjes.