Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet mbi atentatin që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku Gilmando Dani u ekzekutua dhe Muçi Shaljani mbeti i plagosur. Gjatë një aksioni të policisë në zonën e Niklës, u zbuluan prova të reja që lidhin këtë ngjarje me një arsenal të madh armësh, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e atentatit.

Në një banesë në pronësi të shtetasit Ylli Zalla, forcat e rendit kanë gjetur një sasi të konsiderueshme armësh automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë, të cilat mund të përdoren për shpërthime në distancë. Po ashtu, është sekuestruar edhe një automjet tip “Toyota”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të realizuar atentatin. Gjithashtu ky i fundit është shpallur në kërkim.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.