Sipas burimeve të grupit hetimor, viktima Gjovalin Prendi dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit, në momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër dhe janë afruar në pjesën anësore të biznesit familjar.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e atentatit, duke fiksuar dy autorët që kanë hapur zjarr drejt Prendit. Pas ngjarjes, një automjet i autorëve është regjistruar nga kamerat, i cili është larguar menjëherë në drejtim të Urës së Milotit.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve të këtij atentati.