Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku u vra 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj
Viktima është masakruar nga i riu Teilor Tivari, që rezulton se e ka goditur mbi 20 herë me thikë. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor thanë për TCH se ndryshe nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë , vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar. Paraprakisht dyshohet se viktima dhe autori ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin.
Viktima u gjet vetëm me të mbathura, teksa nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar dhe më pas ka pasur përleshje mes tyre. Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit.
Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat./ Top Channel