Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga vdekja e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në qafën e viktimës janë konstatuar mavijosje që tregojnë se ai është mbytur. Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.

Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të riut, i cili është vrarë dhe më pas trupi është futur në makinën, me të cilën ai udhëtonte. Pas kësaj, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrokullisje e sipër.