Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skerdilajt Isufi i njohur me emrin Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.