Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti. Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e të shtënave po pinte kafen e mëngjesit.

Këngëtari është qëlluar nga një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19. Autori është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur në këmbë Hotin.

Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. Megjithatë, shkaqet e ngjarjes janë edne të paqarta, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.