Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë, ku një 70-vjeçare ndërroi jetë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Sipas fqinjëve, e moshuara Fluturie Potka jetonte e vetme prej disa kohësh, edhe pse ishte nëna e një vajze dhe një djali. Ajo nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.
“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, ka deklaruar fqinja.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13, ku banesa e të moshuarës u përfshi nga flakët. Duke qenë se ishte e paralizuar, ajo nuk pati mundësi të dilte dhe humbi jetën pasi u asfiksua nga zjarri.



