Mësohet detaje të reja nga gjetja e një foshnje të vdekur pranë një kazani plehrash në kryeqytet në zonën e Ali Demit, pranë ish-markatës së vjetër.


Sipas televizioneve informative, foshnja i pajetë, i seksit mashkull i përket një gruaje nga Tepelena, e cila nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.


Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte lënë pranë koshit të mbeturinave.


Policia njofton se ka nisur hetime për identifikimin dhe shoqërimin e personit që e hodhi në kosh foshnjen e pajetë.


Informacion paraprak:


Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.