Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e raportuar më herët në Berat, ku dyshohet se një 39-vjeçar ka abuzuar seksualisht një 15-vjeçare.

Raportohet se 39-vjeçari është xhaxhai i të miturës, teksa ka qenë kjo e fundit që e denoncoi në polici duke deklaruar se ai e kishte abuzuar seksualisht. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë, teksa e mitura pritet t’i nënshtrohet teksteve mjeko-ligjore për të vërtetuar abuzimin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thotë policia.