Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e raportuar në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 10-vjeçar.
Sipas raportimeve, adoleshenti ka abuzuar seksualisht me të miturin, në prani të dy fëmijëve të tjerë të moshës 9 dhe 10-vjeçare. Pas ngjarjes, 17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.



