Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja që tronditi ‘Komunën e Parisit’. 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy pjesë e stafit në bar-restorantin “City Lounge”, për motive të dobëta. Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasin të proshutës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve. Dëshmitarë të shumtë që kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes, kanë rrëfyer autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe goditur në qafë. Stafi i lokali kanë neutralizuar menjëherë autorin. Ndërsa 34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Megjithatë, bëhet me dije se konflikti mes tyre ka qenë i vazhdueshëm, pra kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët. Gjithashtu, edhe autori i ngjarjes ka rrëfyer pas arrestimit se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.
