Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen tragjike të 22-vjeçares shqiptare, Ilraia Sula në Itali.

E reja u gjet sot e vdekur, pasi rezultonte e zhdukur prej datës 25 mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, një 23-vjeçar filipinas, por më pas ngjarjet kanë marrë një kthesë dramatike.

Trupi i studentes shqiptare është gjetur brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli. Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas dhe 23-vjeçari po merret në pyetje. Mësohet gjithashtu se ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.

Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar. Më pas çdo kontakt ishte shkëputur.

Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale.

Sipas mediave italiane, dyshohet se ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.