Komisariati i Policisë nr. 4 ka arrestuar 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili ishte nën vëzhgim për disa kohë, pasi dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, Shima e siguronte kanabisin në zonën e Baldushkut dhe e shiste në afërsi të zonës së njohur si “Kafja e Rremës” në Tiranë.

I arrestuari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Hetimet vijojnë për identifikimin e blerësve të lëndës narkotike dhe për zbardhjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të në këtë aktivitet kriminal.

Autoritetet janë të angazhuara për të çuar përpara hetimet dhe për të parandaluar shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonat e tjera.