FIER – Zbulohen detaje të reja nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Fier.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet D.B, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve, autori ka qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërsa i plagosuri ka qenë brenda makinës së tij tip “Audi” të parkuar në zonën e njohur si rrethrrotullimi i ish-QTU.

Gjendet një makinë e djegur

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit.

Makina u gjet e djegur vetëm pak minuta pas plagosjes në Fier dhe dyshohet se i përket autorit.

 Në Shqipëri është bërë e zakonshme që pas çdo atentati, autorët braktisin makinën e tyre dhe i vënë flakën për të zhdukur çdo gjurmë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plagosjes./Gazeta SHQIP