Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Treboviq në Kosovë, ku banorët kanë konfirmuar lajmin tragjik për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllai i artistit të njohur Gjesti (fitues i “Big Brother VIP 4”).
Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugë, ku dyshohet se Eldioni po udhëtonte me një motor katër-rrotësh dhe është përplasur me një automjet.
Nga detajet e deritanishme vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të thellë në komunitetin lokal dhe më gjerë, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi për familjen Kelmendi.