Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë ku u vra 23-vjeçari Renis Dobra, banues në fshatin Zenisht të Matit.

Sipas raportimeve, dy automjete tip Range Rover dyshohet se kanë ardhur nga Rrësheni me qëllim që ta marrin peng të riun. Paralelisht, një tjetër makinë e ardhur nga Miloti ka patrulluar përgjatë rrugës Milot-Burrel për rreth 12 kilometra për të kontrolluar nëse kishte lëvizje apo prani policie.

Për këtë ngjarje të rëndë, grupi hetimor pritet të shoqërojë rreth 10 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi organizimin e saj ose të kenë ndihmuar autorët.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe autorët e përfshirë në këtë ngjarje tragjike që ka tronditur zonën.