Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Nikël, ku 45-vjeçari Artur Çangu u vra me armë zjarri nga 33-vjeçari Eduart Ahmataj. Sipas të dhënave paraprake, mes autorit dhe viktimës dyshohet të ketë lidhje krushqie, pasi Ahmataj rezulton dhëndër në familjen e kushërinjve të Çangut.
Mësohet se ngjarja mund të ketë ardhur pas një konflikti pronësie që kishte ndodhur disa ditë më parë mes familjarëve të viktimës. Konflikti dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar me vrasjen e 45-vjeçarit.
Trupi i pajetë i Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon, i shtrirë përmbys dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është në kërkim.
