
Një 40-vjeçar humbi jetën dje si pasojë e koronavirusit. Specialisti i arsimit, Alfred Koçi ka qëndruar i shtruar për disa ditë në një prej spitaleve Covid.
Raportohet se ai ka dalë i shëruar nga spitali dhe ka ndërruar jetë në shtëpi. I pyetur në lidhje me këtë situatë, shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj deklaroi se janë edhe komplikacione të tjera që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij.
“Sëmundshmëria mund të shfaqet në çdo moment, ndonjë infarkt kardiak ose trombozë”, tha Brataj.
Bëhet e ditur se edhe nëna e 40-vjeçarit kishte ndërruar jetë pak kohë më parë nga koronavirusi.